Dy të lënduar në aksidentin në Prekaz

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, më 11.04.2024, në Prekaz të Skenderajt.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, ka thënë për KALLXO.com se dy persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident.

“Rreth orës 17:30, është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në fshatin Prekaz të Skenderajt. Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy persona”- ka thënë Zahiti.

Në aksident janë përfshirë dy vetura.

KALLXO.com publikoi pamje nga vendi i ngjarjes.