Qeveria e Kosovës. Foto: Arjana Berisha, KALLXO.com

Qeveria inicion blerjen e objekteve për misionet diplomatike në katër shtete

Qeveria e Kosovës ka iniciuar blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Francë, Itali,Kanada dhe Turqi.

Këtë e bëri të ditur kryeministri Albin Kurti përmes rrjetit social Facebook.

“Inicuam blerjen e objekteve për nevojat e misioneve diplomatike në Paris të Francës, Romë të Italisë, Otavë të Kanadasë dhe Ankara të Turqisë”- shkroi Kurti.

Ndër tjera, Qeveria në mbledhjen e mbajtur më 13.03.2024 ndau 520 mijë euro për financimin shtesë të projektit “Renovimi i kulmit dhe rikonstruksioni i hapësirave të brendshme në objektin e Institutit për Mjekësi Ligjore”.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se mbi 76 mijë euro janë ndarë për zbatimin e masës 2.1 Subvencionimi i kredive investive të Pakos së Ringjalljes Ekonomike si dhe 25 mijë euro për realizimin e projektit “Enciklopedia Shqiptare”.

 

Shpenzimet për misionarët kosovarë në Francë, sa para u paguan për qiratë e rezidencave të tyre?

42 mijë euro qiraja vjetore e banesës së misionarit të Kosovës në Greqi