Eklipsi i plotë i Dielli në Wheaton, Illinois U.S.A

Eklipsi i plotë përfshin Amerikën e Veriut - Pamje

Provinca kanadeze e Newfoundland në Amerikën Veriore, është vendi i fundit në tokë që pa eklipsin e plotë të Diellit në ora 15:46h pasdite, që zgjati rreth 2 minuta e 54 sekonda, raporton CNN.

Megjithatë, një eklips i pjesshëm diellor është paraprarë që të vazhdojë deri në orën 16:47h më 08.04.2024.

CNN ka biseduar me njerëzit e magjepsur që ishin mbledhur në një shpat mali në Stowe, Vermont, pasi panë eklipsin e plotë diellor.

“E dija se do të ndodhte, por prapë se prapë, kur e pashë, më hoqi plotësisht aftësinë për të folur”- tha një burrë, teksa një tjetër shtoi se “Ne jemi me fat që kemi një përvojë të tillë,”

Përgjatë eklipsit, një çift në Vermont të Kandasë u fejuan. Momenti në kohë të përsosur ndodhi kur hëna mbuloi plotësisht diellin dhe turma përreth shpërtheu në brohoritje si për çiftin ashtu edhe për një ngjarje të rrallë diellore.

I pyetur se si e planifikuan dhe e caktuan kohën kaq të përsosur, burri që propozoi tha se “Ajo [e fejuara] nuk e kishte idenë se po ndodhte dhe unë nuk e dija se çfarë të bëja”.

Pasi kaloi në më shumë se një duzinë shtetesh nga Teksasi në Maine, eklipsi total tani ka përfunduar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të lëvizur më pas tek provincat e Kanadasë.

Eklipsi i plotë i Diellit ndodhë kur Hëna kalon në mes Diellit dhe Tokës, duke bllokuar plotësisht pamjen e Diellit nga Toka.

Në këtë rast qielli errësohet për një moment derisa Hëna të kalojë Diellin.

Një qytetare në Wheaton, Illinois  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka dërguar disa pamje në KALLXO.com, të eklipsit diellor që ndodhi në këtë qytet në ora 13:47h.

Eklipsi i plotë i Diellit në Wheaton, Illinois U.S.A
Eklipsi i plotë i Diellit në Wheaton, Illinois U.S.A

Përgatiti: Ilirjana Hoti