Aksident trafiku në Novobërdë, lëndohen 14 persona

14 persona ka mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur në Prekoc të Novobërdës, më 02.04.2024.

“Një autobus dhe një automjet transportues janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasoj e aksidentit  14 persona kanë pësuar lëndime trupore”- ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, aksidenti dyshohet të këtë ndodhur pasi drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin dhe ka kaluar në shiritin e kundërt të rrugës.

“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur kur drejtuesi i autobusit për arsye të panjohura ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobusit duke kaluar në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe është përplasur frontalisht me automjetin që po lëvizte në anën e kundërt”- ka thënë Policia.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

Në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt.