Aksident në Bellacërkë

Policia ka njoftuar për një aksident të rëndë komunikacioni në fshatin Bellacërkë të Rahovecit. Sipas njoftimit të policisë vozitësi i një kamioni e ka goditur një motocikletë.

Drejtuesi i motocikletës sipas policisë ka marrë lëndime të rënda ndërsa raportet e para mjekësore tregojnë se gjendja e tij shëndetësore është e rëndë. Policia është duke hetuar motivet e kësaj ngjarje përdersia shoferi i kamionit është paraburgosur