Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Prishtinë - Gjilan / Pamje

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çasteve në rrugën magjistrale Prishtinë – Gjilan, saktësisht në Slivovë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në KALLXO.com ku shihen veturat e aksidentuara, dhe kolona e krijuar si pasojë e aksidentit.

Nuk dihet ende nëse ka persona të lënduar nga ky aksident, përderisa KALLXO.com po provon të marr një konfirmim zyrtar nga ana e policisë.

KALLXO.com raportoi mëngjesin e sotëm për një akident në Merdare ku si pasojë një person mbeti i vdekur dhe tetë të tjerë të lënduar.

Sipas PK-së në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura të cilat ishin në lëvizje, vetura e tipit “Passat”, , me targa të huaja (gjermane) dhe vetura e tipit “Audi 80”, me targa të Republikës së Kosovës.

“Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar nëntë persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në vend ngjarje ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën: B. S. 39 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar, (vozitësi i veturës Audi), vdekja e të cilit është konfirmuar nga ana e ekipit mjekësor në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajete i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa personat e tjerë të lënduar, janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.