Ahmeti thotë se do të sanohet problemi me kanalizim në ‘rrugën B’

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka shkruar në rrjetin social ‘Facebook’, se problemi me kanalizim në ‘rrugën B’ të kryeqytetit, shumë shpejt do të sanohet.

Ai tha se kanë identifikuar problemet që sillnin shpërthime të këtij kanalizimi.

“Bashkë me zjarrfikësit dhe ujësjellësin gjetëm problemin e shpërfaqjes së kanalizimit në rrugën B. Kyqje ilegale e lidhje të gabueshme. Tani e sanojmë por do të duhet intervenim edhe më afatgjatë. Falenderojmë banorët në mirëkuptim”, ka shkruar Ahmeti.

Shpesh herë në këtë lagje të kryeqytetit pas reshjeve të shiut, ka shpërthyer kanalizimi, ku janë vërshuar rrugët dhe kishte sjellur vështirësi në qarkullim.