
Fillojnë punimet e rrugës anësore në “Rrugën B” në Prishtinë
18.3.2023 - 20:06
Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj njofton se kanë filluar punimet në rrugën anësore ne “Rrugën B”.
Kjo rrugë do të përfundojë brenda 90 ditëve që sipas Zogajt ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të kësaj ane.
“Filluam punimet në një projekt shumë të rëndësishëm rrugor, rruga anësore me Rrugën B, e që ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të kësaj ane. Brenda 90 ditëve do ta kemi gati”- shkruan Zogaj.