Aksidenti te “Rruga B”, lëndohet motoçiklisti

Një aksident trafiku në “Rrugën B” në Prishtinë ka ndodhur sonte mes një automjeti dhe një motoçiklete.

Si pasojë, ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime trupore.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:20 ne rrugën “B” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës), ka pësuar lëndime trupore”- ka thënë ajo.

Ahmeti tutje ka njoftuar se me rastin po merret njësiti i trafikut.

KALLXO.com më herët ka publikuar pamje nga ky aksident.