Rezidenca e Ibrahim Rugovës në Velani. Foto: Kallxo.com

58 mijë euro nga rezervat për Rezidencën e familjes Rugova në Velani

Qeveria e Kosovës ka prekur edhe një herë në rezervat e shtetit, në mbledhjen e sotme.

Këtë herë, qeveria ka ndarë 57,944 për rezidencën e familjes së ish- Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova në lagjen Velania në Prishtinë.

Propozimi i bërë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Gashi, është miratuar nga kabineti qeveritar.

Paratë janë dhënë me arsyetimin e pagesës së “punonjësve me kontrata për shërbime të veçanta” në këtë rezidencë.

Në tetor të vitit të kaluar, gjithashtu me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qeveria kishte ndarë 27,857 euro për pagesën e punonjësve për “shërbime të veçanta” në të njëjtën rezidencë.

http://kallxo.com/qeveria-28-mije-euro-per-rezidencen-e-rugoves-ne-velani/

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së.

Presidenti Ibrahim Rugova ka vdekur në janar të vitit 2006 ndërsa në rezidencë jetojnë familja e ngushtë e tij.