20 vjet pritje të familjarëve të zhdukur

Ahmeti dhe Burimi janë fëmijë të familjes Batusha nga Krusha e Vogël e Prizrenit.

Të dytë kanë trashëguar emrat e  gjyshit dhe axhës së tyre të cilët asnjëherë nuk i panë .

Gjyshja e tyre Vezirja thotë se ka qenë e rëndë të ja shpjegoj fëmijëve se përse ata nuk kanë aritur ta njohin as axhën tjetër të tyre Blerimin.

Burri i saj dhe dy djemtë ishin ndër 113 civilët e këtij fshati që ishin marrë nga forcat serbe me 25 dhe 26 Mars të vitit 1999.

Ajo kujton ditën kur fshati ishte rrethuar nga forcat serbe, ajo thotë  se ushtria i kishte nxjerë nga shtëpia duke i ndarë në një anë burrat e në anën tjetër gratë

“Këtu i kanë marrë prej dyerve të shtëpisë së kunatit e deti te dyert e mia, krejt burrat duart pas, dy persona kanë hyrë në shtëpinë time me nga dy automata e në shtëpinë e kunatit kishin hyp përmbi kulm” tha ajo .

Pasi që forcat serbe ja morën bashkëshortin Ahmetin ajo ishte përpjekur t’i shpëtoj tre djemtë e saj, Burimin 17 vjecar, Lirimin 15 dhe Beharin që e kishte veshur si vajzë.

“Këtu i kanë ndalë djemtë mua më tha ndalu me djemë, deshta të them mos m’i mbytni djemtë më mbytni mua por pata frikë mos po bëhet më keq,nga këtu janë ndarë, djemtë thanë hajt se nuk na bëjnë kurgjo,u ndanë ata shkuan naltë ne shkuam teposhtë. Prej asaj dite më nuk dijmë kurgjo “ thotë ajo.

Ajo thotë se duke u larguar janë dëgjuar të shtënat e armëve. Sot ajo dëshpërimin po mundohet ta largojë duke punuar kopështin në shtëpinë e saj. Mallin për familjarët e zhdukur mundohet ta shuajë me fotografi por mbushet mllef e lotë sa herë i sheh ato .

Deri më tash janë gjetur kufomat e 45 civilëve shqiptarë të Krushës së Vogel të pagjetur janë edhe 68 të tjerë në mësin e të cilëve edhe djemtë dhe burri i zonjës Batusha.

Edhe sot nuk është zbardhur fati i 1648 personave të pagjëetur të zhdukur në Kosovë në vitet 1998-1999-2000.

Kjo çështje është parë si politike edhe pse është trajtuar si humanitare.

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë thotë se për të vazhduar më tutje me raportet Kosovë Serbi duhet të zgjidhet cështja e të pagjeturve

“Mund të ketë në letër një formë pajtimi, por defakto pa u zgjidh problemet që kanë dal si trashëgëmi e luftës në rend të parë cështja e personave të zhdukur mirëpo edhe përgjegjësia penale pra ne jemi të vetëdijshëm që nuk do të dënohen kurrë të gjithë ata që kanë kryer krime por së paku të ketë më shumë gjykime” , tha Blakaj.

blob:https://www.evropaelire.org/d8903195-e44e-49b9-90a1-8bacf21c2083