Muzeu Etnologjik. Foto: KALLXO.com.
Sot jepet premiera e shfaqjes 'Babai dhe babai’, kushtuar personave të zhdukur nga lufta
16.5.2022 - 12:09
Shfaqja “Babai dhe babai”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Kushtrim Koliqit, realizuar nga Integra, jepet sot premierë në ora 20:00 në Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë.
Shfaqja “Babai dhe babai” trajton fatin e personave të pagjetur nga lufta e Kosovës.
Kjo shfaqje do të ketë edhe tri repriza, më 17, 18 e 19 maj 2022, nga ora 20:00, po në Muzeun Etnologjik.
Në shfaqje luajnë aktorët: Ilire Vinca, Bujar Ahmeti dhe Kosovare Krasniqi.
Nga lufta e fundit në Kosovë, të zhdukur vazhdojnë të jenë mbi 1,600 persona.