Mitrovica e Veriut Foto: Atdhe Mulla / KALLXO.com

Rrahje mes policëve në Mitrovicën Veriore

Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot janë përfshirë në një përleshje në veri të Mitrovicës me ç’rast njëri ka marr lëndime të rënda.

“Bëhet fjalë për përfshirje në rast të dy pjesëtarrve të policisë, edhe i dyshuari edhe viktima janë policë të Kosovës”, tha zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti për rtv21.tv.

Sipas Hotit, rasti është kualifikuar si sulm ndaj personit zyrtar dhe lëndim i rëndë trupor, pasi viktima ka pësuar frakturë në hundë.

Hetuesit policorë se bashku me Inspektoratin Policorë janë duke punuar në rast./21Media