Rënia e Sokol Bashotës 2013- 2017

Sokol Bashota, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Klinës, ka pësuar rënie në numrin e votave të fituara në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në krahasim me ato të zgjedhjeve të vitit 2013.

Nga rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku janë numëruar mbi 96 përqind të vendvotimeve, Bashota mori 6 mijë e 292 vota përkatësisht 36,80 për qind të votave në Klinë.

Në anën tjetër, në vitin 2013 kishte marrë 7 mijë e 976 vota apo 42,52 për qind të votave totale.

Në të dy rastet, Bashota nuk arriti vota të mjaftueshme për fitore pa balotazh.

Më 2013 ai u sfidua në rundin e dytë nga Enver Berisha, kandidat i koalicionit AAK-LDD, ndërkaq sivjet ai do të përballet me Zenun Elezajn nga AAK.

Sa i përket votave për Kuvendin Komunal, PDK shënoi rritje të përqindjes së votave të përgjithshme ndërkaq ulje në numrin e votave.

Në vitin 2013, PDK kishte marrë 5 mijë e 450 vota, përkatësisht 30,90 përqind ndërkaq në vitin 2017 mori 4 mijë 564 vota, përkatësisht 30.90 përqind të votave totale.