Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Dalja në zgjedhje deri në ora 11:00 më e vogël në krahasim me rundin e parë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:00 kanë votuar 7% apo 87 mijë e 591 qytetarë me të drejtë vote.

Derisa, në rundin e parë të zgjedhjeve komunale më 17 tetor, dalja deri në ora 11:00 ka qenë 8.24%.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote në balotazh është 1 milionë e 260 mijë e 571.

Për të votuar, qytetari duhet të ketë njërin prej këtyre dokumenteve të vlefshme të identifikimit: Letërnjoftim, pasaportë, dokument i udhëtimit dhe patentë shofer.

Në këtë LINK qytetarët mund të shohin qendrën e tyre të votimit, votuesi mjafton që të shënojë numrin personal dhe pastaj do të shfaqen të dhënat.