Përfundon protesta e Vetëvendosjes kundër Vuçiqit dhe Dodikut në Tiranë (FOTO)

Ka përfunduar protesta e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq dhe atij të Bosnjës, Milorad Dodik.

Vuçiq dhe Dodik vijnë në Shqipëri për marrë pjesë në samitin e Brdo-Brione.

Qytetarë kanë protestuesit para monumentit të “Vëllezërve Frashëri”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nën motot  “Jo copëtim, duam bashkim”, “Shqipëria nuk harron, fashizmi nuk kalon”, “Vendi i Vuçiq-it është Haga, jo Tirana”. “Krimet në Kosovë, krime ndaj nesh”, e shumë të tjera.

Sipas Lëvizjes Vetëvendosje këta janë dy politikanë që kanë shprehur haptazi armiqësinë e tyre duke mohuar të drejtat e popullit shqiptar nga Lugina e Preshevës në Kosovë dhe më gjerë.

Policia Shqiptare ka penguar protestuesit të shkojnë në qendër të Tiranës.

Protestuesit e Vetëvendosjes kanë tentuar ta vendosin një pankartë me mbishkrimin “Persona non grata, Vuçiq dhe Dodik” te vendi ku po qëndrojnë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe presidenti i Bosnjës, Milorad Dodik.

Mirëpo, Policia shqiptare i ka penguar ata andaj kanë vendosur atë në tokë.

Boiken Abazi drejtor ekzekutiv nga qendra në Tiranë tha se Aleksandar Vuçiqit dhe Milorad Dodikut, janë kundër popullit shqiptarë dhe hasmërinë e tyre e kanë shpallur edhe haptazi.

“Dita e Evropës do të shënohet këtu nën shoqërinë e dy neoshovinistëve serbë. Ka disa politikanë të papërgjegjshëm shqiptarë që mendojnë se Vuçiqi ka ndryshuar, por ai është shprehur hapur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës, synimi i tyre nuk ka ndryshuar sepse ata duan ta marrin veriun e Kosovës”, ka thënë Abazi.

Tutje Abazi ka treguar se kanë marrë përkrahje të shumta për protestën që po mbahet në Tiranë.

“Për këtë protestë na kanë ardhur shumë mesazhe për përkrahje. Ne kemi marrë mbështetje nga organizata “Thirrjet e Nënave”, ka shtuar ai.

Abazi ka shtuar tutje se dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria vetëm me bashkim mund ta shpëtojnë njëra-tjetrën.

08 Maj 2019 - 19:29

Drenushë Ramadani 08/05/2019 - 19:29
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend