Emërimi i Numan Baliqit zëvendësministër | Foto: Facebook

Numan Baliq Zv/ministër i Ri

Numan Baliq është zëvendësministri i radhës që i është shtuar kabinetit qeveritar të Ramush Haradinajt.

Lajmin për emërimin zëvendësministër e ka bërë të ditur vetë Numan Baliq në Facebook, duke postuar një komunikatë të partisë së tij për Veprim Demokratik-SDA.

“Në takimin e sotëm në Zyrën e Kryeministrit, kryetari i Qeverisë së Kosovës Ramush Haradinaj mori vendimin për emërimin e Numan Baliqit zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike”, thuhet në njoftim.

Më tutje në njoftim thuhet se me këtë emërim u konfirmua bashkëpunimi i suksesshëm mes qeverisë dhe bashkësisë boshnjake, qëllim kryesorr i të cilit konsiderohet të jetë arritja e barabarësisë së përfaqësimit të boshnjakëve në këtë ministri dhe sektorët tjerë qeveritarë.

Zëvendësministër në Ministrinë e Administratës Publike tashmë është Sami Hajdaraj.

Gazeta Jeta në Kosovë hulumtoi se sa kushton kabineti i madh i Kryeministrit Haradinaj, ndërsa në Emisionin “Jeta në Kosovë” Ramush haradinaj tha se një ministër është i zoti nëse u gjen punë zëvendëministrave.

Sa na Kushton “Ushtria” e Gjeneralit

http://kallxo.com/haradinaj-minister-zoti-eshte-ai-qe-jep-pune-zevendes-ministrit/