Sacchi: Sarri është në nivelin e Guardiolas dhe Pocchettinos

Ish-trajneri i mirënjohur italian Arrigo Sacchi e ka komentuar emërimin e Maurizio Sarrin në krye të Juventusit.

Sarri të dielën u zyrtarizua si trajner i Juventusit, si pasardhës i Masimiliano Allegrit.

Sacchi e ka cilësuar Sarrin si një zgjedhje revulucionare. Bile atë e ka cilësuar në nivelin e Guardiolas dhe Pocchettinos.

“Sarri është një zgjedhje revolucionare. Nëse Juventus do të interpretojë një futboll më të guximshëm mund të ndihmojë të gjithë futbollin italian. Sarri është në nivelin e Guardiolas dhe Pocchettinos. Kanë të njëjtin vizion të punës”, ka thënë Arrigo Sacchi.

Prezantimi i Sarrit pritet të bëhet të enjten prej orës 11:00 në Allianz Stadium.

 

Maurizio Sarri prezantohet të enjten te skuadra e Juventusit