Vendoset e ardhmja e Sarrit te Lazio

Maurizio Sarri do të vazhdojë punë në krye të ekipit, Lazio. Kjo është bërë e ditur nga mediumi fichajes.com

Sarri dhe drejtuesit e Lazios pritet që nesër të nënshkruajnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediumit, Sarrit do t’i vazhdohet kontrata deri në vitin 2025. Sarri ka marrë drejtimin e Lazios nga qershori i vitit 2021 ndërsa kontrata i skadon në vitin 2023, por drejtuesit e klubit po mendojnë që ta vazhdojnë deri në vitin 2025.

Para se të merrte postin e trajnerit te Lazio, Sarri kishte drejtuar edhe disa ekipe si Juventus, Chelsea e Napoli.