Maurizio Sarri prezantohet të enjten te skuadra e Juventusit

Juventus njoftoi të dielën se trajneri i ri i tyre do të jetë italiani Maurizio Sarri i cili vjen nga skuadra e Chelseas.

Skuadra italiane nuk ka njoftuar ende zyrtarisht se kur do të bëhet prezantimi i Sarrit, mirëpo një gjë të tillë e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian Romeo Agresti.

Agresti ka njoftuar se Sarri do të prezantohet si trajner i ri në Juventus, ditën e enjte në një konferencë për media nga ora 11:00, në sallën “Gianni e Umberto Angelli” në Allianz Stadium.