Manchester City ia shkakton humbjen e parë Liverpoolit të Xherdan Shaqirit (Foto)

Manchester City e ka fituar derbin e xhiros së 21-të në Premierligën angleze, ndaj Liverpoolit, me rezultat 2-1.

Liverpooli e nisi mirë pjesën e parë, pasi në minutën e 18’ e kishte një rast të mirë për gol, duke e goditur shtyllën me sulmuesin Sadio Manen, pastaj pas një topi të rikthyer mbrojtësi Stones e largoi topin vija përfundimtare.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 40’, nga sulmuesi Sergio Aguero.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Liverpool në pjesën e dytë e mori iniciativën e lojës, duke e barazuar rezultatin në minutën e 64’ me Roberto Firminon.

Vendasit e rikthyen epërsinë më Lory Sanen në minutën e 72’, pas një kundërsulmi të shpejt.

Pas kësaj fitore Manchester City, mbetet pozicionohet në vendin e dytë me 50 pikë, katër më pakë se Liverpooli.