
Photo: Premier League on Facebook
Përballja për vendin e parë
23.12.2023 - 11:46
Sot, në ora 18:30 skuadra që drejtohet nga Jurgen Klopp është nikoqire e Arsenalit.
Liverpool dhe Arsenal luajnë ndeshjen e cila përcakton kush do të jetë në pozitën e parë në xhiron e 18-të të Ligës Premier.
Deri më tani, ekipi i Mikel Artetas ka grumbulluar 39 pikë ndërsa vetëm një më pak ka Liverpool. Arsenal nuk ka arritur në 11 vite të fitoi në shtëpinë e Liverpool, “Anfield”.
‘Reds’ kanë rekord më të mirë sesa Topçinjtë në ndeshjet mes vete.
Ata kanë fituar 94 herë, kanë barazuar 63 herë dhe humbur 82 herë.
Liverpool and Arsenal’s all-time head-to-head record ahead of their clash at Anfield 🆚⚔️ pic.twitter.com/8qq32ZgjgS
— OneFootball (@OneFootball) December 23, 2023