Kante: Ishte kënaqësi të luaja me Hazardin

Chelsea mbrëmë triumfoi në finalen e Europa Leagues, duke e mposhtur Arsenalin me rezultat 4-1.

Ky ishte triumfi i dytë në Europa League nga Eden Hazard.

Belgu e konfirmoi mbrëmë pas ndeshjes se do të largohet nga Chelsea.

Mesfushori Ngolo Kante, ka thënë se Hazard ka bërë punë të jashtëzakonshme te Chelsea dhe ishte kënaqësi për të që të luante me belgun.

“Eden bëri punë të mirë në Chelsa. Ai ka pasur kohra të mira me Chelsean. Ai qëndroi këtu për një kohë të gjithë. Ai fitoi shumë trofe. Ne jemi të lumtur për të. Ishte kënaqësi të luaja me të”, ka thënë Kante mbrëmë pas ndeshjes.