Eden Hazard lojtari më i mirë i vitit në Ligën e Europës

Sot është bërë tërheqja e grupeve për Ligën e Europës.

E pas tërheqje së grupeve është bërë edhe përzgejdhja e lojtarit më të mirë të këtij kompeticion për sezonin e kaluar.

Sulmuesi belg Eden Hazard është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Ligën e Europës.

Hazard kishte paraqitje brilante me Chelsean në Ligën e Europës, ku ishte njëri prej lojtarëve më meritor që “Blutë e Londrës” triumfuan në finale ndaj Arsenalit.

Eden Hazard tashmë është lojtar i Real Madridit, pasi u transferua në afatin kalimtar të  verës për 100 milionë euro.