Real Madrid intensivisht në punë për ta 'grabitur' Hazardin

Real Madrid gjithnjë e më shumë është duke punuar për transferimin e Eden Hazard nga Chelsea në kryeqytetin e Spanjës.

Sipas “Sky Sports News”, Hazard në afatin kalimtar të verës do të transferohet në Real për shumën e 100 milionë funtave.

Chelsea momentalisht është e dënuar për dy afate të transferimeve që mos të transferojë lojtarë për arsye të mos respektimit të fair play-t financiar dhe kjo është arsyeja që nuk dëshirojnë ta lejojnë ikjen e belgut nga ekipi.

Hazard prej transferimit të tij në Chelsea i ka luajtur 341 ndeshje duke i shënuar 106 gola dhe 87 asiste.