Ilustrim
Këta janë top 10-të futbollistët më të paguar në botë
Çështja se cili është futbollisti më i paguar në botë, në shumicën e rasteve bëhet temë diskutimi.
Shumica e futbollistëve që luajnë në ligat më të forta të Evropës fitojnë shuma të konsiderueshme të hollave.
Sot gjatë ditës mediumi Fichajes.com,ka bërë publike listën prej 10-të futbollistëve më të paguar në botën e futbollit.
Në shumicën e rasteve në krye të listës kanë qëndruar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo por tashmë lista ka pësuar ndryshime.
Në krye të listës momentalisht sipas Marcas, qëndron futbollisti brazilian i PSG-së, Neymar që paguhet rreth 53.8 milionë dollarë në vit.
Pas Neymar në pozitën e dytë gjendet bashkëlojtari i tij, Lionel Messi që për një vit paguhet 44.5 milionë euro.
Në pozitën e tretë gjendet Cristiano Ronaldo që paguhet rreth 34.8 milionë euro. Në pozitën e katër dhe pestë gjenden Gerard Pique ( 30.7 milionë dollarë) dhe Gareth Bale (29.9 milionë dollarë).
Pastaj në top 10-të futbollistët më të paguar bëjnë pjesë edhe Eden Hazard (29.9 milionë dollarë), Kylian Mbappe (29.3 milionë dollarë), Kevin De Bryne ( 26.9 milionë dollarë), David de Gea ( 25.3 milionë dollarë) dhe Sergio Busquest (25.2 milionë dollarë).