Eden Hazard transferohet në Real Madrid për 130 milionë funta

Duket se telenovelës së Eden Hazardit dhe Real Madridit, po i vie fundi.

Eden Hazard kishte bërë të ditur më herët se në këtë sezon sigurt do të largohet nga skuadra e Chelseas, mirëpo nuk e kishte zbuluar se te cila skuadër.

“Sky Sport News”, ka bërë të ditur para pak minutash se është arritur marrëveshja për transferimin e belgut te skuadra e Real Madridit.

Real Madrid duhet të paguaj 130 milionë funta për shërbimet e Eden Hazardit.

Eden Hazard ishte transferuar te skuadra e Chelseas nga Lille në vitin 2012 dhe ka arritur t’i fitoj shumë tituj më ketë skuadër për shtatë vite qëndrim.