Chelsea të dielën ndaj United pa dy lojtarët kryesor

Chelsea shënoi një fitore të thellë mbrëmë ndaj Juventusit duke siguruar edhe kualifikimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo pos fitores, ekipi i Chelsea ka marrë një lajm aspak të mirë pas përfundimit të ndeshjes.

Dy lojtarët kryesorë, N’golo Kante dhe Ben Chillëell pritet të mungojë në ndeshjen që Chelsea e zhvillon të dielën kundër Manchester United në kuadër të Ligës Angleze.

Pas 12-të ndeshjeve të zhvilluara, Chelsea gjendet në pozitën e parë me 29 pikë të grumbulluara, ndërsa Manchester United gjendet në pozitën e tetë me 17-të pikë.

Ndeshja Chelsea – Manchester United zhvillohet të dielën në ora 17:30