Juventus vazhdon me fitore, e mposht edhe Spalin (Foto)

Juventusi ka shënuar edhe fitoren e radhës ndaj Spalit, me rezultat prej 2-0, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 13-të në Serie A.

Bianconerëve i mjaftoi nga një gol në secilën pjesë që t’i ndalin tri pikë në “Alianz Stadium”.

Golin e parë për Juventusin e shënoi Cristiano Ronaldo, pas asistimit të Miralem Pjanic në minutën e 25’.

Për golin e dytë u përkujdes Mario Mandzukic në minutën e 60’, pas një topi të kthyer nga portieri i Spalit.

Juventus vazhdon ta kryesoj Serien A, me 37 pikë pas 13 xhirove, ku ka 12 fitore dhe një barazim.