Liga Spanjolle dhe Italiane, dy ligat me më së shumti futbollistë shqipëtar

Futbollistët shqipëtar karrierën e tyre e kanë fokusuar në ligat më të forta të Evropës.

Ku jemi te ligat më të forta të Evropës, Liga Spanjolle dhe ajo Italianë janë dy liga ku numër i futbollistëve shqipëtar është shumë më i madh krahasuar me ligat tjera.

Në Ligën spanjolle janë gjashtë futbollistë që luajnë për skuadrat spanjolle. Në listë bëjnë pjesë Enis Bardhi që luan për Levante, Adnan Januzaj që luan për Real Sociedat, Shkodran Mustafi që luan po ashtu për Levanten, Myrto Uzuni që u transferua së fundi në Granada, Kedi Bale në Espanyol dhe Ivan Baliu në Rayo Vallecano.

Në kampionatin Italian Seria A bëjnë pjesë: Mërgim Vojvoda në Torino, Amir Rrahamni në Napoli, Berat Gjimshiti që luan për Atalantën, Marash Kumbulla që luan për Romën, Rey Manaj që luan për Spezia, dhe Ardian Ismajli, Kristjan Ismajli, dhe Nedim Bajrami që luajnë për Napolin.

Në kampionatin Francez në tre ekipe të ndryshme luajnë Elbasan Rashani për Clermonte, Xherdan Shaqiri për Lyon, si dhe së fundi Edon Zhegrova që u transferua në Lillë.

Në Kampionatin Anglez, kemi dy futbollistë shqiptarë, Milot Rashica që luan për skuadrën e Norwich dhe Armando Broja për Southampton.

Ndërsa në Ligën Gjermanë për Hoffenhaim luan futbollisti shqipëtar Fisnik Asllani dhe Diant Ramaj që luan për Frankfurtin.