Coutinho tek Man Utd për 100 milion funte?

 

Philippe Coutinho raportohet se ka folur me disa lojtarë të Manchester United për një transfer të mundshëm në “Old Trafford” për 100 milion funte.

Sipas Mirror, braziliani ka pranuar se i mungon Premier Liga dhe është i vetëdijshëm se Liverpooli nuk e dëshiron më atë, kështu që ai preferon një kalim tek United-i.

Coutinho po kalon një situatë të vështirë në “Camp Nou”, pasi në ndeshjen e fundit kur Vallecanos në La Liga, ai morri një vlerësim  me notën  3/10, ndërsa çdo lojtar tjetër i ndeshjes të paktën kishte marrë notën 6/10.

Ajo që në fillim u duk si një lëvizje e ëndrrave, për brazilianin si duket është shndërruar në një makth të vërtetë.

Gjithashtu është raportuar edhe për një interesim të Paris Saint-Germain, dhe si duket tituj e gazetave për Coutinhon do të dominojnë përsëri edhe këtë verë.

Ndryshe, Coutinho i ka kushtuar “blaugranëve” plot 142 milion euro, që e transferuan atë në janar të vitit 2018 nga Liverpooli.