Lojtaret e Braziliti duke festuar pas shenimit te golit Foto: FIFA WORLD CUP

Cili nga çerekfinalistët e 'Kupës së Botës' ka më shumë përvojë në 'Ligën e Kampionëve'?

UEFA ka krahasuar paraqitjet dhe golat e tetë kombëtareve çerekfinaliste të Kupës së Botës në “Ligën e Kampionëve”. Cila prej këtyre kombëtareve prinë në këtë aspekt?

Shumica e lojtarëve të kombëtareve çerekfinaliste në “Kupën e Botës” në Rusi janë fytyra të njohura nga “Ligën e Kampionëve”, por cili prej tetë ekipeve të mbetura ka më shumë përvojë në garën më të njohur të klubeve në Evropë, mund t’i lexoni në statistikat e mëposhtme të prezantuara nga UEFA.

UEFA ka krahasuar paraqitjet dhe golat e 23 lojtarëve në “Ligën e Kampionëve” të tetë kombëtareve që kanë arritur në çerekfinale në “Kupën e Botës”.

Prej tetë kombëtareve, lojtarët e Brazilit kanë më së shumti paraqitje në “Ligën e Kampionëve”, me gjithsej 738 paraqitje. Lojtarët e kombëtares së Francës radhiten në vendin e dytë me 551 paraqitje kurse vendin e tretë e mbanë Kroacia me 534 paraqitje.

Kurse sa i përket golave të shënuar, e para në listë nga tetë kombëtaret çerekfinaliste është radhitur përsëri Brazili, me 115 gola. E dyta sipas UEFA-s edhe për nga numri i golave është listuar Franca, me gjithsej 68 gola, kombëtarja e radhitur në vendin e tretë për gola të shënuar është Uruguai me 64 gola.

Golat e shënuar nga lojtarët e tetë kombëtareve çerekfinaliste të “Kupës së Botës” në “Ligën e Kampionëve”, Foto: UEFA