Në ndeshje dramatike, Barcelona dhe Arsenali kualifikohen në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Arsenali ka eliminuar Porton nga Liga e Kampionëve pas ekzekutimit të penalltive (4-2) duke siguruar kalimin në çerekfinale.

Ndeshja nisi furishëm me të dyja ekipet që patën disa raste të mira shënimi për të kaluar në avantazh.

Arsenali pati një mundësi të mirë me Bukayo Saka (13’) ndërsa Porto pati dy të tilla me Evanilson (16’ dhe 22’) por pa arritur që të gjejnë rrugën e rrjetës.

Leandro Trossard (41’) shfrytëzoi asistimin e mrekullueshëm të Martin Odegaard për të çuar Arsenalin në epërsi prej 1-0.

Edhe pjesa e dytë u përcoll me një ritëm të njëjtë ku intensiteti i lartë i lojës nuk mungonte, e po ashtu as rastet nga të dyja anët.

Franicosco Conceicao (70’) rrezikoi seriozisht për mysafirët por gjuajtjen e tij e priti me shumë mund David Raya.

Tek ‘Topçinjtë’ në anën tjetër Gabriel Jesus (83’) dhe Bukayo Saka (85’) shpërdoruan dy raste të mira shënimi për ta çuar në avantazh Arsenalin.

90 minutat nuk prodhuan ekipin që do të siguronte kualifikimin dhe u deshën vazhdimet, aty ku për 30 minuta nuk pati ndryshim rezultati dhe u nevojitën penalltitë për të mësuar ekipin që siguron biletën për në çerekfinale.

Në penallti më të saktë u treguan Arsenali që fituan me rezultat 4-2 duke siguruar kështu kualifikimin në çerekfinale./Telegrafi

Napolit nuk i mjafton goli i Amir Rrahmanit, Barcelona kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona është në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Napolin në ndeshjen e kthimit me rezultat 3-1.

Katalunasit gjetën golin e epërsisë shpejtë, ku në minutën e 15-të Fermin Lopez realizoi për 1-0 pas asistimit nga Raphinha.

Vetëm dy minuta më vonë, katalunasit shënuan sërish, ku kësaj radhe pas një kundërsulmi erdhi goli.

Raphinha goditi shtyllën derisa topi i kthyer shkoi te Joao Cancelo i cili realizoi në portën bosh për 2-0.

Napoli u kthye në lojë pasi kaluan gjysmë ore lojë, kur Matteo Politano asistoi bukur te Amir Rrahmani i cili realizoi gol të bukur për 2-1. /Telegrafi