Arsenal hyn në garë për mbrojtësin e Ajaxit

Arsenal është skuadra e fundit e cila ka hyrë në garë për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt.

19 vjeçari De Ligt është bërë njëri prej mbrojtësve më të kërkuar nga të gjitha ekipet e Evropës.

De Ligt po kërkohet me ngulm edhe nga Juventusi, Barcelona e Manchester City. Së fundmi kësaj liste i është shtuar edhe Arsenali.

Mbrojtësi holandez është kapiteni i parë në histori të Ligës së Kampionëve në fazën e eliminimit direkt i cili e ka bartur shiritin e kapitenit me Ajaxin kundër Real Madridit.