Eriksen mund ta vazhdojë karrieren në Holandë

Futbollisti danez i Interit, Christian Eriksen mund ta vazhdojë karrierën e tij si fubollositë profesionisht në klubin holandez Ajax Amserdam.

Eriksen mund të përfundojë në Ajax raporton  medium fichajes.

Eriksen ka një kontratë me Inter deri në vitin 2024 por problemet e tij me zemrën kanë bërë që Eriksen të mendoj që të ndryshojë skuadrën.

Kjo për arsye se rregullorja e futbollit në Seria A nuk lejon që një futbollisti i cili ka probleme të tilla të luaj në ligën italine të futbollit.

Eriksen në fillim të karrierë së tij si futbollistë kishe luajtur për ekpin holandez Ajax.

Eriksen nuk ka luajtur asnjë ndeshje që prej momentin kur pësoi sulm në zemer në ndeshjen në kuadër të Europianit ‘’EURO 2020’’.