Sonte ndeshje të nxehta në Ligë të Kampionëve, Milani në vështirësi për të kaluar tutje

Pas takimeve të ditës së djeshme në Ligën e Kampionëve, edhe sonte pritet të ketë takime interesante. Shumë prej skuadrave do ta mësojnë fatin e tyre sonte nëse do të kalojnë në rrethin tjetër të kësaj gare.

Ndeshja më interesante e ditës së sotme pritet të jetë mes Atletico Madrid dhe Milan.

Kjo ndeshje pritet të jetë ndeshje përcaktuese për të dy klubet. Në rast të humbjes, Milan do të përshëndetet nga gara e Ligës së Kampionëve.

Pjesë e këtij grupi janë edhe Liverpool dhe Porto, ku tashmë Liverpool e ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.

Një ndeshje tjetër që pritet të jetë interesante është ajo në mes të Manchester City dhe PSG-së.

Të dy këto ekipe do të kërkojnë fitoren e cila i kualifikon për më tutje.

Manchester City gjendet në pozitën e parë me 9 pikë ndërsa PSG gjendet në pozitën e dytë me një pikë më pak.

Pjese e këtij grupi janë edhe Leipzing dhe Club Brugge të cilët do të përballen në mes vete për pozitën e tretë, që dërgon në Ligën e Evropës.

Në grupin D, Real Madrid do të kërkojë kualifikimin tutje përball Sheriff Tiraspol ndërsa Inter përball Shkaktar Donetsk.

Ndeshjet tjera që pritet të zhvillohen sonte janë edhe Sporting Lisbona- Dortmund dhe Besiktash – Ajax.