Kjo është skuadra me më së shumti gola të shënuara deri më tash në Evropë

Shumica e kampionateve të futbollit në Evropë janë në përfundim të sezonit 2021\22.

Ekipet që po luftojnë për titullin e kampionit pos ndeshjeve që duhet fituar, kanë për synim që të shënojnë sa më shumë gola në mënyrë që golaverazhin ta kenë sa më të mirë.

Por kush është skuadra që ka më së shumti gola të shënuara deri më tash?

Nuk bëhet fjalë as për Manchester City, Real Madrid, PSG-ja, Bayern Munich dhe Inter, që gjenden në pozitat e para në kampionatet ku ato garojnë.

Skuadra që ka më së shumti gola të shënuara është Fulham. Ekipi i Fulham garon në Ligën e Dytë të Anglisë ( Championship). Ekipi anglez ka shënuar 64 gola në 25 ndeshje të zhvilluara.

Pas Fulham vjen Bayern me 61 gola të shënuara, Ajax në Holandë me 59 gola të shënuara, Real Madrid me 45 gola të shënuara, PSG-ja ka shënuar 42 gola, Inter ka arritur që të shënoj si ekip 51 gola.

Fulham nuk është i njohur shumë si ekip dhe nuk garon në ndonjë garë të rëndësishme në Angli, por për këtë fakt është ekipi i parë në garat evropiane.

Me formën aktuale Fulham pritet që sezonin e ardhshëm të garoj në Ligën Angleze në një nivel më të lartë.