Merr fund ‘telenovela’ e De Ligt, holandezi mbërrin në Torino (VIDEO)

Mbrojtësi holandez i Ajaxit Matthijs De Ligt, prej tani mund të quhet futbollist i ri i Juventusit.

19 vjeçari holandez ka mbërritur në aeroportin e Torinos dhe nesër në mëngjes pritet t’i kryej vizitat mjekësore te

Juventusi, pastaj për tu prezantuar më vonë.

Juventus për De Ligt, pritet t’i paguaj më shumë se 70 milionë euro, kurse paga e holandezit do të shkoj rreth 10 milionë euro.