​Fitojnë Juventus dhe Manchester City

Juventus ka qenë dominues përball Young Boys, duke e mposhtur me rezultat 3-0, dhe të tre golat i ka shënuar Dybala (5’, 33’ dhe 69’).

Juventus me pak fat më shumë, do të mund të shënonte më shumë gola, por që Dybalas një gol ia mohoi shtylla.

Kurse në takimin tjetër, Hoffenheim – Manchester City, takimi ka përfunduar me rezultat 1-2.

Pjesa e parë ishte 1-1, ku të parët kanë kaluar në epërsi vendasit dhe atë në minutën e parë, përmes Belfodil, kurse barazimi erdhi në minutën e 8-të, nga Aguero.

Në pjesën e dytë City ishte në kërkim të fitores dhe këtë e arriti me golin e shënuar nga Silva (87’).

Nga ora 21:00 kanë filluar gjashtë takimet e tjera të Ligës së Kampionëve./21Media