Foto: Ilustrim

Rahovec: Sulmon fizikisht gruan, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës njofton se në qytetin e Rahovecit mbrëmë rreth orës 20:45 është arrestuar një burrë pasiqë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar fizikisht gruan e tij.

Sipas Policisë, viktima është dërguar në Spitalin Gjakovës për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa rasti është duke u hetuar.