Pejë: Policia merr në dorë ligjin, liron trotuaret

Policia e Pejës ka hartuar një plan operativ me të cilin synon ti liron trotuaret në këtë qytet.

Plani i cili është prezantuar sot para pronarëve të lokaleve  parasheh që trotuaret të jenë të lira në gjerësinë prej 1 metër e 60 centimetrash.

Zëvendësdrejtori i Policisë në Pejë i tha KALLXO.com se aksioni për lirimin e trotuareve do nisë të hënën ndërsa sot janë paralajmëruar pronarët e lokaleve

“Hapësira e lirë në trotuare duhet të jene deri në 1 metër e 60, ndërsa pas kësaj distancë duhet të këtë leje komunale për shfrytëzimin te hapësirës publike” , ka thënë për kallxo.com Elshani.

Ai ka paralajmëruar se për shkelësit e kësaj rregulle do shqiptohen gjoba deri në 300 euro