Ilustrim

Policia e Pejës kërkon bashkëpunim për kapjen e të dyshuarit për vjedhje, grabitje e vrasje në tentativë

Besnik Azem Kurbogaj po kërkohet nga ana e Gjykatës Themelore në Pejë dhe Policisë së Rajonit të Pejës.

Kërkimi i Kurbogajt po bëhet për shkak të veprave penale, vrasje në tentativë, grabitje, vjedhje grabitqare dhe armëmbajtje pa leje.

Për kapjen e Kurbogajt, policia ka kërkuar edhe ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve.

BESNIK (AZEM) KURBOGAJ  ka lindur me 06.03.1984, në Pejë.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në kërkesën e policisë.