Gjykimi ndaj Armond Morinës e Nehat Fejzës për keqpërdorimin e fondeve shtyhet për nëntor

Seanca ndaj të akuzuarve Armond Morina dhe Nehat Fejza për mashtrim në detyrë ka dështuar të mbahet në mungesë të të akuzuarit Fejza.

Mbrojtësi i Nehat Fejzës, avokati Osman Havolli,  kishte njoftuar Gjykatën me parashtesë se i akuzuari gjendet në SHBA që nga data 13 shtator për një projekt dhe është i lirë për të prezantuar në Gjykatë pas datën 11 nëntor 2019.

Të pranishëm në seancë ishin prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari, i akuzuari Armond Morina dhe mbrojtësi i tij avokati Arianit Koci.

Pasi që për mbajtjen e kësaj seance nuk u plotësuan kushtet ligjore seanca e radhës u caktua për datën 13 nëntor në ora 09:00.

Sipas aktakuzës Nehat Fejza dhe Armond Morina  akuzohen për veprën penale mashtrim në detyrë.

Nehat Fejza sipas aktakuzës së ngritur në prill të viti 2012, akuzohet se duke qenë pronar i kompanisë ‘’Concordia Pictures’’  me qëllim që të përfitoj pasuri të kundërligjshme ka prezantuar rrejshëm në MKRS shpenzimet për xhirimin e filmit ‘Power Cutes’ që nuk ishte realizuar duke përfituar kështu shumën prej 188,000.00 euro.

Poashtu edhe Armond Morina duke qenë pronar i kompanisë ‘Morina Films’ me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë ka prezantuar rrejshëm në MKRS, shpenzimet për xhirimin e filmit ‘Mysafiri në sofër’ që kurrë nuk ishte realizuar duke përfituar  100,000.00 euro.

Ish- Ministrat e Kulturës në Seancë në Gjykatë të Apelit

Parashkruhet Aktakuza për Astrit Haraqinë

Avokati i Armond Morinës: Prokurori Nuk di si Bëhet Një Film

.