Ngrihen 42 prona në Prizren në vlerë rreth 3 milionë euro
Prokuroria e Prizrenit ka bërë të ditur se është siguruar urdhëresa e Gjykatës për ngrirjen e 42 pronave në vlerë rreth 3 milionë euro.
Në njoftim thuhet se Prokuroria në Prizren është duke e hetuar një rast që ka të bëjë me veprat penale të falsifikimit të dokumenteve, legalizimit të përmbajtjes së rreme dhe mashtrimit, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengimin e kthimit të pronave te pronari i ligjshëm.
“Prokuroria Themelore në Prizren ka arritur të sigurojë Urdhrin Ndalues Përfundimtar për të gjitha pronat e të dëmtuarit, duke mundësuar ngrirjen e 42 pronave me vlerë të përgjithshme të tregut rreth 3 milion euro. Këto prona pritet që, pas përfundimit të procedurës penale, t’i kthehen të dëmtuarit.” – thuhet në njoftim.
Më tej, në njoftim bëhet e ditur se Prokuroria është duke zhvilluar procedurë penale ndaj tre personave fizikë, dy prej të cilëve të trajtuar nën masat e sigurisë për prezencën e të pandehurve në procedurë.