Mbrojtja kërkon që Gucati e Haradinaj të shpallen të pafajshëm, vepruan në interes të publikut

Ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, i janë kundërpërgjigjur deklaratave akuzuese të prokurorit duke kërkuar që Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj të shpallen të pafajshëm.

Pas deklarimit të prokurorisë se të akuzuarit kanë ndërmarrë veprime me dashje konkrete, mbrojtja ka kërkuar një vendim të pavarur.

Avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees ka kërkuar nga ZPS-ja që akuzat duhet t’i provojë.

“Një ndër elementet që ata ngrenë është dashja konkrete në të cilën ceket se Gucati ka vepruar me dashje konkrete, dhe unë i bëjë thirrje trupit gjykues që të marrë këtë qasje, pra ta mbajë përgjegjës ZPS-në lidhur me këtë çështje për këtë që është bishti kryesor i çështjes së tyre”, ka thënë avokati.

Rees ka kërkuar nga trupi gjykues që ZPS-ja duhet të dëshmojë çështjen e tyre lidhur me akuzat e ngritura në të kundërtën duhet shpallur pafajësinë.

“Pra ata duhet që ta provonin çështjen e tyre, sepse ata kanë ngritur akuzat, pra ata e ngritën fabulën e çështjes që ata thonë se e kanë provuar, dhe nëse ata e kanë provuar përtej dyshimit të arsyeshëm atëherë ju do të merrni vendimin, por nëse ky nuk është rasti atëherë trupi gjykues duhet që ta ndalojë gjykimin”, ka cituar avokati.

Në vijim të gjykimit mbrojtja e Nasim Haradinajt, avokati Toby Cadman ka deklaruar se të gjitha veprimet e të akuzuarve lidhur me dosjet e arritura në OVL-UÇK kanë qenë në interes të publikut.

Avokati ka shtuar se Haradinaj është sinjalizues, sipas tij, ai ka vepruar në interes të publikut.

“Ai është sinjalizues, ai ka bërë punën e tij për të gjetur të vërtetën dhe në ketë mënyrë ne i kërkojmë trupit gjykues që të trajtojë interesin publik kur të gjejë të vërtetën. Prokuroria kërkon të fsheh të vërtetën lidhur me këtë ndërhyrje të sistemit të saj. Ne nuk i kemi parë dokumentet dhe siç e thash dje në qendër të kësaj çështje është zinxhiri i mbajtjes së dokumenteve i cili ishte difektoz dhe për të cilën ZPS nuk ka dhënë përgjigjen e tyre”, ka thënë ai.

Avokati Haradinajt gjatë deklarimit të tij ka theksuar objektivi i klientit të tij është të gjendet e vërteta.

“Diçka është e kalbur këtu, por ndryshe nga Hamleti kjo nuk është retorike. Është afër, e prekshme dhe prandaj Haradinaj ka ndërmarrë atë që ka ndërmarrë. Ai është sinjalizues, ka bërë punën e tij për të gjetur të vërtetën dhe i kërkojmë trupit gjykues të trajtoj interesin publik”, ka përfunduar Cadman.

Të gjitha raportimet e KALLXO.com lidhur me këtë proces gyqësor mund t`i lexoni duke klikuar në LINK