Haradinaj jep mbrojtjen para Gjykatës Speciale

Ka vazhduar procesi gjyqësor ndaj të akuzuarave Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj nga ana e Gjykatës Speciale.

Seanca ka filluar me dëshminë e të akuzuarit Nasim Haradinaj. Haradinaj fillimisht është marrë në pyetje nga ana e avokatit të tij Kodman.

Sipas trupit gjykues kjo dëshmi e Haradinajt pritet të zgjatë në tre ditët në vazhdim.

Haradinaj ka nisur dëshminë e tij duke folur për jetën përsonale.

Haradinaj është shprehur se në moshë të re është marrë me aktivitete politike.

“Në moshë të re jam marrë me aktivitete poltike, aktivitetet politike i kam nisur prej vitit 1978”, ka thënë Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se ka qenë pjesë e një grupi të të rinjëve që merreshin me aktivetete politike.

“Kam qenë pjesë e grupit “Shqiponja”, grupi i përbërë nga ana e të rinjëve që janë marrë me aktivitete poltike”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj po ashtu ka folur edhe për arrestimin e tij më 1 prill të vitit 1981.

“Arsyeja e arrestimit ka qenë për arsye ne përmes protestave dhe aktiviteteve politike kemi kërkuar liri. Pos meje në atë kohë ishte arrestuar edhe babai dhe motra ime”, ka thënë Haradinaj.