Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Haradinaj: Mirë se kthehesh në familje, Nasim!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka uruar mirëseardhje në Kosovë, Nasim Haradinajt, pas lirimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

“Mirë se kthehesh në familje, Nasim!” – ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nasim Haradinaj është liruar me vendim të Gjykatës Speciale.

Nasim Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin u arrestuan më 25 shtator 2020 në Prishtinë.

Krerët e OVL-UÇK-së Gucati dhe Haradinaj më 18 maj 2022, u dënuan me nga 4 vjet e tre muaj burgim dhe 100 euro gjobë.

Ata u gjetën fajtor se mes datave 7 dhe 25 shtator 2020, shpërndanë pa autorizim informacione konfidenciale dhe jopublike lidhur me hetimet e Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së.