Haradinaj flet për pakot e dërguara në OVL-UÇK

Nasim Haradaninaj gjatë dhënies së mbrojtjes së tij në Gjykatën Speciale ka folur edhe për pakot që janë dërguar në adresë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në paketime ka pasur letra, nuk e di se kush e ka sjellë paketën, kam menduar që paketa mund të posedonte bombë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për sasinë e letrave që janë gjetur në paketë.

“Unë mendoj që në paketë kanë qene 800-1200 letra, letrat kanë qenë të vendosura në mënyrë precize, nuk e di kush e ka hap paketën”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në këto pako ka pasur letra me dokumente të ndryshme.

“Ka pasur letra me dokumentacione dhe përmbajte të ndryshme, letrat kanë qenë në gjuhë shqipe, angleze dhe serbe”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj si dëshmi ka përdorur letrën ku janë të shënuara emrat e dëshmitarëve, prandaj gjykata ka kërkuar nga Haradinaj që kjo letër të mos përdoret si dëshmi.

Haradinaj ka folur edhe për kohën që janë shfletuar ato letra.

“Përreth 20 minuta, kemi shfletuar letrat dhe më pas kemi vendosur që t`i thërrasim mediat, ato dokumente kishin të bëjnë me temat aktuale”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj është duke dhënë mbrojtjen e tij para Gjykatës Speciale.

Haradinaj dhe Gucati akuzohen se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë.

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacion konfidencial dhe jopublik.

Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të.

Madje në aktakuzë thuhet se të dy në cilësinë e kryetarit dhe nënkryetarit OVL-UÇK-së, mbajtën një konferencë për shtyp në të cilën i ekspozuan dokumentet e DSP-së mbi një tavolinë.

Sipas DSP ata mbajnë përgjegjësi për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

 

Pamje – Momenti i dorëzimit të dosjeve në OVL të UÇK-së