Pamje – Momenti i dorëzimit të dosjeve në OVL të UÇK-së

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, ka publikuar një video nga momenti i dorëzimit të dosjeve në zyret OVL, të marrura nga kamerat e sigurisë.

Më tetë shtator, Haradinaj pati publikuar edhe një video tjetër ku shihej një person i panjohur me kapelë dhe syze duke dorëzuar një pako, për të cilat Haradinaj dyshonte se janë të Gjykatës Speciale.

“Çka është më keqja janë emrat e të gjithë dëshmitarëve që thonë se i kemi mbrojtë, ku është logjika e mbrojtjes së dëshmitarëve, përderisa të dhënat e tyre tregojnë për çdo person kur është intervistuar, në cilin vend dhe datë është marrë në pyetje”, pati thënë nënkryetari i OVL-së në një konferencë më tetë shtatorë 2020.

 

Musafiri i radhës siq e quajti kryetari: Rrufeja II për dhomat e specializuara…!

Publiée par Nasim Haradinaj sur Mercredi 16 septembre 2020