Asamblisti i LDK-së pranon akuzën për mosraportim të pasurisë

Gjykimi ndaj Sadik Hoti, sot ishte planifikuar të ndëgjoheshin zyrtarët e Agjencisë Kundër Korrupsion, mirëpo Hoti pranoi akuzën e Prokurorisë.

“Nuk kam pasur qëllim të keq, por këtë e kam bërë nga pakujdesia për të cilën kërkoi falje sepse jam penduar”, deklaroi Sadik Hoti.

Në muajin tetor 2020, asamblistit të LDK-së, Sadik Hoti i është refuzuar kërkesa për hedhje të aktakuzës për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Gjakovë, Gjykata refuzon kërkesën e asamblistit të LDK-së për hedhje të aktakuzës

Gjykatësi i rastit, Drilon Haraçia ka refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se e njëjta është e pabazuar në ligj.

Ai ka vlerësuar se provat e në të cilat është mbështetur aktakuza janë të siguruara në mënyrë të ligjshme nga ana e Prokurorisë.

Poashtu, gjykata e Gjakovës ka vlerësuar se në veprimin e të akuzuarit ka elemente të veprës penale dhe se në shqyrtimin gjyqësor secila provë do të shqyrtohet një nga një.

Përveq kësaj, gjykata ka vlerësuar se nuk ka rrethana që e përjashtojnë përgjegjësinë penale për akuzën që i vihet në barrë të akuzuarit Sadik Hoti.

Asamblisti i LDK-së, Sadik Hoti ishte deklaruar i pafajshëm për akuzën që i vihet në barrë.

Gjakovë: Asamblisti i LDK-së del në gjyq për mosraportim të Golfit të djalit, ndihet i pafajshëm

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurorja Deshire Jusaj, thuhet se nga data 1 deri më 31 mars të vitit 2019, në cilësinë e zyrtarit të lartë publik në Kuvendin Komunal në Gjakovë, ka qenë i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, dobisë tjetër pasurore ose detyrimeve financiare.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Sadik Hoti nuk ka paraqitur saktë të dhënat e kërkuara, duke mos shënuar në formularin e deklarimit të pasurisë veturën e cila është në pronësi të djalit të tij “Volkswagen VW- Golf 1K”, vit i prodhimit 2011.